Një 30-vjeçar nga Elbasani i ka vënë flakën banesës së vjehrrit të tij pas një sherri verbal që ka pasur me të.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Reçan të këtij qyteti, por së fundmi janë zbuluar shkaqet e veprimit të të riut Ç.Kasa.
30-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një vajzë rreth 4 vjeçe ndërsa së fundmi ishte bërë edhe baba i një djali.
Mirëpo duke qenë se i vëllai nuk mund të bënte dot fëmijë, i riu i ka dhuruar të birin e porsalindur.
Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer vjehrrit të tij, i cili i ka thënë se djali ishte trashëgimtar i shtëpisë së vajzës së tij.
Ai i është drejtuar dhëndrit:
"Mos ia jepje djalin vëllait, por bëje një fëmijë të tretë, pasi djali ishte trashëgimtari i shtëpisë tënde.”
Mirëpo dhëndri i është kthyer i pa penduar:
"Bëj fëmijë tjetër, nuk kam bërë mëkat që mbusha shtëpinë e vëllait tim.”
Por debati me fjalë është acaruar, pasi vjehrri e ka akuzuar atë se kishte vendosur kundër vullnetit të së bijës. E gjithë këmbëngulja e 63-vjeçarit M.S. për fëmijën ishte edhe për faktin se ai nuk kishte pasur djalë vetë dhe lindja e një nipi kishte qenë një gëzim i madh për të dhe të shoqen. Ai është befasuar kur ka mësuar se nipi i sapolindur do të rritej me prindër të tjerë dhe jo nga e bija dhe dhëndri i tij, shkruan Panorama.
Pas debatesh, 30-vjeçari ka marrë në oborrin e shtëpisë një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën shtëpisë së vjehrrit, duke i thënë se ai nuk ka të drejtë të ndërhyjë në familjen e tij. I moshuari bashkë me gruan e tij kanë dalë menjëherë jashtë dhe fatmirësisht kanë shpëtuar nga flakët, ndërsa banesa e tyre është djegur. Banorët e fshatit kanë parë zjarrin dhe kanë lajmëruar menjëherë Policinë. Kjo e fundit bashkë me zjar rfikëset mbërritën në vend, por dëmet në banesë kanë qenë të konsiderueshme. Ndërkaq, pas marrjes në pyetje të palëve, blutë arrestuan të riun për shkatërrim prone dhe dhunë në familje.
Post Top Ad
Your Ad Spot
Monday, July 30, 2018
Elbasan/ I dhuroi fëmijën e porsalindur të vëllait, i riu djeg shtëpinë e vjehrrit
Tags
LAJME#
Share This
About Telegraf Albania News
LAJME
Tags
LAJME
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment