Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, November 7, 2017

Ish-ministri i Brendshëm i përgjigjet ambasadorit Lu: Peshqit e mëdhenj i ke përballë sot

Ish-ministri i Brendshëm i përgjigjet ambasadorit Lu: Peshqit e mëdhenj i ke përballë sot

Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, është tregtuar skeptik për deklaratë e bëra sot nga ambasadori Donald Lu, se në janar do të ketë arrestime të ‘peshqve të mëdhenj’.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Demiraj tha se një pjesë e drejtuesve të policisë që ishin të pranishëm në aktivitetin e Donald Lu, janë pjesë e kupolës së krimit të organizuar.
‘Nuk dua të paragjykoj ambasadorin Lu, por unë nuk besoj që peshqit e mëdhenj ti kapin disa peshq që kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës. 
Nuk mund të kapin ato peshq që lëvizin në të njëjtat ujëra. Ajo që po them unë dhe të gjithë e dinë, është se një pjesë e drejtuesve të policisë që ishin prezent aty kanë qenë drejtues edhe gjatë viteve 2015-2016, si pjesë e kupolës drejtuese. Unë nuk mund të besoj që lufta kundër krimit bëhet me propagandë’, deklaroi Demiraj.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot