Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, August 5, 2018

Saraje, vila dhe shërbëtorë! Ja si pushojnë politikanët me taksat e shqiptarëve

Edhe pse akuzohen vazhdimisht për korrupsion apo lidhje me botën e krimit, politikanët shqiptarë jetojnë të gjithë si “pashallarë”  falë taksave të popullit.

Edhe pse duket sikur plazhet shqiptare janë zbrasur, qeveritarët shijojnë familjarisht pushime në vilat dhe rezidencat qeveritare, trajtuar me shpenzime të paguara nga taksat publike.

Pushtetarët trajtohen me privilegje personale e familjare, gjatë kohës që janë në detyrë nëpërmjet një VKM-je të ndryshuar gjatë vitit 2-17.

Sipas “Pamfleti”, atyre u mbulohet  qeraja, mobilimi i banesës, ushqimi, transporti dhe pushimet familjare në vilat qeveritare, ose private me ushqime e shërbëtorë të paguar nga shteti.
Ja privilegjet që ua paguajnë shqiptarët:

Presidenti, Kryeministri, Kryetari Kuvendit dhe familjet e tyre, kur banojnë në rezidenca qeveritare, por dhe në banesat e tyre private, trajtohen me pagesat e shtetit për banim, pushim, furnizim me artikuj ushqimor-industriale, trajtim mjekësor dhe personel shërbimi.

Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, u jepet për banim, nga 1 rezidencë e pajisur me mobilje dhe pajisje të plota.

Presidenti, Kryeministri, Kryetari Kuvendit, kur banojnë vetëm në banesat e tyre, shteti i pajisë me mobilje e mjete përkatëse, vetëm dhomën e pritjes dhe punës.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, shteti u përballon mirëmbajtjen e rezidencave qeveritare dhe banesave private.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, shteti i paguan shpenzimet për qiranë banimit, ujë, energji elektrike dhe ngrohje në rezidencat qeveritare, ose kur banojne në banesat e tyre.

Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe familjeve të tyre, gjatë pushimeve u vihet në dispozicion nga një apartament në rezidencat qeveritare, shteti paguan shpenzimet për qira, ushqim, ujë, energji elektrike, ngrohje, lidhje telefonike-interent.

Ish-Presidenti Republikës, për 4 vjet pas mbarimit të mandatit, përfiton me pagesë nga shteti, mjedise pune, sekretare, punonjës sigurie, shofer, automjet, karburant, punonjës pastrimi, punonjës mirëmbajtjeje mjedisesh, energji elektrike, ujë, telefoni fikse, internet.

Sa shërbërtorë kanë?

Presidenti Republikës: 1 kuzhinier, 1 kamarier, 1 punëtor pastrimi

Kryeministri: 1 kuzhinier, 1 kamarier, 1 punëtor pastrimi

Kryetari Kuvendit: 1 kuzhinier, 1 kamarier, 1 punëtor pastrimi

Rezidenca e mjedise qeveritare, që i kanë në dispozicion për politikanët.

Pallati Brigadave

Objekti Nr. 5, Tiranë

Vila Nr. 30, Tiranë

Vila Nr. 3l, Tiranë

Objekti Nr. 32/l, Tiranë

Objekti Nr. 42, Tiranë

Vilat Gjermane, Tiranë

Shtëpia e Pritjes Nr. 4, Tiranë

Magazinat industrial, Tiranë

Parku i Automjeteve qeveritare

Shtëpia e Pritjes Nr. 1, Mali-Dajt

Shtëpia e Pritjes Nr. 2, Mali-Dajt

Vila Nr. 5 në Plazh-Durrës

Vila Nr. 6 në Plazh-Durrës

Vila Nr. 13 në Plazh-Durrës

Vila Nr. 20 në Plazh-Durrës

Vila Nr. 23 në Plazh-Durrës

Vila Nr. 29 në Plazh-Durrës

Vila Nr. 30 në Plazh-Durrës

Restoranti i Ri, në Plazh-Durrës

Sera në Vilën Nr. 5, Plazh-Durrës

Sera në Vilën Nr. 23, Plazh-Durrës

Vila Nr.1, Pogradec

Vila Nr.2, Pogradec

Vila Nr.3, Pogradec

Vila Nr.4, Pogradec

Vila Nr.5, Pogradec

Klub Relaksi, Pogradec

Vila Nr.1, Korçë

Vila Nr.1, Vlorë

Vila Nr.2, Vlorë

Vila Nr.6, Vlorë.

Vila në Dhërmi

Shtëpia e Pritjes, Shkodër

Shtëpia e Pritjes, Velipojë

Shtëpia e Pritjes, Elbasan

Shtëpia e Pritjes, Divjakë

Shtëpia e Pritjes, Gjirokastër

Shtëpia e Pritjes, Sarandë

Bar-Kafe speciale, në çdo Qark.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot